10 mijë serbë nga Kosova nisen për në tubimin e Vuçiqit

Mbi 200 autobusë nga Kosova të mbushur me serbë janë nisur përgjatë dy ditëve në Serbi për ta përkrahur presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Siç raporton Kosovo Online, numri i serbëve që kanë shkuar në Serbi është diku mbi 10 mijë.

Mësohet se autobusët janë nisur nga Mitrovica e Veriut, Graçanica, Leposaviqi, Zubin Potoku, Shtërpca, Ranillugu, Kamenica dhe vende tjera ku jetojnë serbë.

Lexo edhe:  Policia jep detaje për vdekjen e 5-vjeçarit në Vushtrri