Burrë e grua rrahen mes vete në Prishtinë, të dy përfundojnë në Polici

Një grua dhe një burrë nga Prishtina kanë përfunduar mbrëmë në Polici, si pasojë e dhunës fizike e psikike që ia kanë shkaktuar njëri-tjetrit, për motive ende të panjohura.

Konflikti verbal mes tyre dyshohet se nisi pas një zënke, e cila pasoi me sulm, me ç’rast dyshohet se dy palët e kanë rrahur njëri-tjetrin, duke pësuar lëndime trupore, për çka u desh edhe ndërhyrja e Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se ngjarja dyshohet se ndodhi në shtëpinë e tyre në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”, kur fillimisht gruaja dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, e më pas edhe ky i fundit ia kishte kthyer.

Sinjali mëson se në lidhje me rastin, hetuesit policorë i kanë intervistuar palët, ndaj të cilëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Gjakovë: Vëllai tenton ta ther me thikë vëllain, e rrah atë dhe nënën