Aksident në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj, ambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë “Jepi zë” se ka edhe të lënduar.

Sipas pamjeve që kanë dërguar dëshmitarët, shihet edhe ambulanca në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, Policia po vazhdon të merret me rastin.

Lexo edhe:  Miletiq e pranon fajin për sulmet ndaj KFOR-it, dënohet me dy vjet burgim e mbi 9 mijë euro gjobë