Shokon analistja e afërt me VV-në: Krerët e UÇK-së nuk do të dalin nga burgu

Një e vetëquajtur analiste nga Shqipëria, Alisa Braho, ka skandalizuar sonte opinionin kosovar me një deklaratë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

Ajo ka thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk do të kthehen nga Haga dhe se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të kthehet më në pushtet.

Pasi e ka bërë këtë deklaratë Braho, nuk ka guxuar të ballafaqohet me panelistët e tjerë në emisionin Pressing dhe e ka lëshuar studion.

“Nuk ju dalin nga burgu. PDK-ja nuk kthehet në pushtet. Natën e mirë, kaloni mirë”, ka thënë ajo dhe ka ikur nga studioja e T7.

Lexo edhe:  U gjet i shtrirë në tokë, vdes një burrë në Prishtinë