21-vjeçarja nga Kosova, “luanesha e ISIS-it” dënohet me 4 vjet burgim në Itali
Bleona Tafallari është dënuar me 4 vjet burgim në Itali. 21-vjeçarja me origjinë nga Kosova ishte pjesë e organizatës terroriste “Luanët e Ballkanit”, ndërsa vetë njihej me nofkën “Luanesha e ISIS-it”, raporton gazeta italiane, Il Giorno.
Ajo rezulton se është pjesë e një grupi fundamentalist islamik me bashkëshortin e saj dhe se ishte gati të shkonte për të luftuar. Bleona Tafallari është arrestuar më 17 nëntor të vitit të kaluar në Itali për terrorizëm ndërkombëtar pas një hetimi të koordinuar nga prokurori Leonardo Lesti.
Sipas urdhrit të gjykatësit hetues Carlo Ottone De Marchi, 21-vjeçarja kishte përqafuar radikalizmin xhihadist dhe ishte akomoduar edhe në mesin e të miturve, pa fshehur ambicie për të shkuar për të luftuar në zonat e luftës kundër “armikut perëndimor”.
“Do të martohem me një muxhahidin dhe mezi pres të vdes me të e përmbytur me gjakun e perëndimorëve”, shprehej ajo në një telefonatë të përgjuar, ku fliste për personin me të cilin do të martohej. Mesazhet e saj në “Telegram”, gjithashtu ishin të mbushura me ’emoji’ me flamurin e zi të ISIS-it dhe imazhe e video të prerjeve të kokave dhe mizorive të ndryshme të kryera nga ndjekësit e Kalifatit.