Jetojnë në të njëjtën shtëpi por me dy hyrje, vëllezërit në Rahovec rrahen pasi njëri filloi rinovimet

Jo rrallëherë konfliktet mes anëtarëve të një familje eskalojnë në sulme brutale e kërcënime serioze.

Në shumë raste të tilla, të përfshirë kanë qenë motrat, vëllezërit, baballarët e familjarët e tjerë. Kështu ka ndodhur edhe të hënën në një familje në fshatin Kaznik të Rahovecit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se këtë herë në rast janë përfshirë dy vëllezër, të cilët dyshohet se janë kapur me njëri-tjetrin për shkak të disa punëve në shtëpinë e tyre.

Sipas informacioneve të para, vëllezërit janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që nisi pasi njëri prej tyre kishte filluar rinovimet në shtëpinë, në të cilën jetojnë të dy, por me hyrje të ndara.

Zënka e i tyre verbale kaloi në dhunë fizike, ashtu që të dy kanë pësuar lëndime trupore, për çka janë dërguar për të marrë trajtim mjekësor.

Të njëjtit janë shoqëruar më pas në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

(foto ilustruese)

Lexo edhe:  Pa pikë grimi, Arbana Osmani duket krejt ndryshe