Për 4 muaj, 104 mjekë lëshuan Kosovën

Ikja e qytetarëve në vendet evropiane është shumë shqetësuese, sepse pjesa më e madhe e personave që po largohen nga Kosova janë profesionistë. Kështu ka thënë Enver Haliti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai tha se duhet të merret parasysh se sa shumë mund dhe investim duhet, që të prodhohet një kuadër i tillë. “Ndërsa po ua ofrojmë të gatshëm shteteve të zhvilluara”, tha ai.

Kurse Pleurat Sejdiu tha se shifrat e fundit flasin se janë 104 mjekë të cilët kanë marrë dokumentacionin për të lidhur kontratë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Ai tha se kjo shifër e tejkalon shifrën e vitit të kaluar.

“Në vitin e kaluar kemi pasur 212 për 11 muaj, kurse këtë vit për katër muaj e gjysmë janë 104 dhe është për t’u shqetësuar”, tha Sejdiu, raporton RTK.

Ai shtoi se kriza do të ndjehet dhe do të thellohet pas tri viteve në sektorin e shëndetësisë.

Lexo edhe:  Mërgimtari vendos emrin e Hashim Thaçit në tabela të veturës se tij