Ky është 35-vjeçari nga Kosova qe iu bë atentat në Hannover të Gjermanisë

Një 35-vjeçarit nga Kosova i është bërë atentat në Hannover të Gjermanisë.

Sh.B po udhëtonte me veturën e tij të tipit “GOLF VII”, ngjyrë e bardhë teksa u qëllua me breshëri plumbash nga disa persona.

Ai ka arritur që të zbres nga vetura dhe të ik nga vendi i ngjarjes.

35-vjeçari më pas është gjetur dhe prangos pasi që rezultonte në kërkim për trafikim droge, shkruan gazeta gjermane BILD.
Avokati i kosovarit, refuzoi të komentonte se kush mund të ishte i dyshuari që sulmoi klientin e tij.

“Asnjë koment”, u përgjigj shkurtimisht ai.

As Prokuroria e Hannoverit nuk u prononcua lidhur me rastin.

Lexo edhe:  Shefi i shkarkuar i Antidrogës emërohet mbikëqyrës në Krime Ekonomike, shoqërohej me të dyshuarin për shitblerje të drogës