E quajti lavire, Morena reagon ndaj deklaratave të Fjollës

Këngëtarja Fjolla Morina ‘goditi’ ditën e djeshme tre vajza të shoubizzit, Morenën, Arbnoren dhe Shkenda Dubovën.

Ajo i cilësoi me një epitet të rëndë duke i quajtur lavire, pjesë e krimit të organizuar.

E një përgjigje ka ardhur nga ish-Missi, Morena Taraku.

Ajo ka komentuar në Instagram duke e cilësuar Fjollën si të sëmurë mendore.

“Kur njerëzit bien nën nivel dhe kur njerëzit me probleme mendore merren për tituj nëpër gazetat tona. Në jetën që jetojmë na duhet shumë durim sepse pa të do duhej të binim në nivelin e mostrave. Unë për vete nuk kam kohë të merrem me njerëz që s’kanë alarm në telefon dhe harrojnë kohën e ilaçeve, pastaj nga mungesa e seratoninit të tyre iu pengon lumturia e të tjerëve”, është shprehur Morena

Lexo edhe:  Ish-miss Kosova arrestohet për shantazhin e të dashurit biznesmen, ia kapi rreth 200 mijë €