Fushë Kosovë: Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën rrëmbim në tentativë

Policia e Kosovës përmes faqes zyrtare në Facebook, ka njoftuar se janë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprën – rrëmbim në tentativë.

“Sot nga zyrtarët policor të Fushë Kosovës, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën rrëmbim në tentative”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Personave të dyshuar u janë gjetur dhe sekuestruar dy thika, mulli për bluarjen e narkotikëve e pranga.

Lexo edhe:  Pejani kërcënon vëllain: “Krejt robtë kam me t’i, ki mu thy n’dy pjesë”