Përleshen fizikisht pas ndeshjes futbollistët e Gjilanit dhe Dritës

Futbollistët e Gjilanit dhe Dritës janë përleshur fizikisht pas përfundimit të ndeshjes.

Derbi që mund të caktojë titullin përfundoi me rezultat 1:1, me “Intelektualët” që bën hapin fals dhe tani duhet të luten që Ballkani t’i lëshojë dy pikë, me dy ndeshje të mbetura në fund.

Pas përfundimit të ndeshjes, ajo polemika e penalltisë ka ndikuar që të ketë probleme mes futbollistëve që kaloi në një përleshje fizike.

“Insajderi” ka publikuar disa fotografi ku shihen futbollistët e dy skuadrave duke u përleshur fizikisht me njëra-tjetrën, për arsye që ende nuk dihen.

Përndryshe, Ballkani tani është lider në Superligën e Kosovës dy pikë para Dritës, derisa Gjilani renditet e treta dhe është pranë të sigurojë edhe matematikisht Evropën.

 

Lexo edhe:  Futbollisti mitrovicas pas debutimit me gol në Turqi: Jam i lumtur, ndihem si në shtëpinë time