Aksident i rëndë trafiku me të lënduar (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në magjistralen Prishtinë – Prizren, përkatësisht në hyrje të Prishtinës.

Ky aksident ka ardhur si shkak i përplasjes së një autobusi me kamionetë.

Nga ky aksident përveç dëmeve materiale, ka edhe të lënduar, rreth 5 prej të cilëve në gjendje të shokuar janë ulur në rrugë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe policia dhe ambulanca.

Lexo edhe:  Osmani: Kur s‘koordinohesh me aleatë mund të kesh sukses momental që duket bukur, por që mund të rezultojë në hapa mbrapa