E rëndë: Djali gjen babain pa shenja jete në lokalin e tij në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në fshatin Lutogllavë të Prizrenit, ku një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij.

Familja u tronditën kur e gjetën të shtrirë në lokal dhe  kanë njoftuan menjëherë Autoambulancën.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se viktima është Shaban Bytyqi.

Sipas informacioneve, i ndjeri u gjet i alivanosur nga djali i tij i cili u trondit kur e gjeti babain të shtrirë në tokë.

Sinjali mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ajo që dihet deri më tani është se rasti është në hetim për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Lexo edhe:  Konfirmon shteti i Kosovës: I vrari në Serbi është Faton Hajrizi