Arrestohet një person në aeroport, sulmoi fizikisht policinë
Një person është arrestuar të premten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas policisë, ai kishte sulmuar zyrtarët policorë në aeroport.
Incidenti ka ndodhur pasi i dyshuari kishte një ndalesë nga njësia e hetimeve.
“Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit lidhur me rastin është liruar në procedurë të rregullt dhe i është dorëzuar njësisë së hetimeve DRP Gjilan lidhur me ndalesën që e kishte”, thuhet në njoftimin e Policisë.