Kanosi policin përmes Facebook-ut, arrestohet 28-vjeçari në Ferizaj
Një 28 vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti dyshohet se përmes rrjetit social ‘’Facebook’’ ka kanosur një zyrtar policor.
Sipas raportit policor, kanosja kishte ndodhur më 16 prill ndërsa arrestimi ka ndodhur pas rreth një muaji.
I arrestuari me inicialet A.A., mashkull, me shtetësi kosovare, tashmë ngarkohet me veprën penale “Kanosje”.
Pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, 28-vjeçari ka pranuar se ka kryer kanosjen.
Me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.