Luiz Ejlli “tradhton” PD-në, merr pjesë në fushatën e kandidatit të PS-së që i ndihmoi dikur

Luiz Ejlli është kthyer në një fenomen kudo ku ka shqiptarë. Pasi u shpall fitues i BBVA 2 dhe doli nga shtëpia, këngëtari vazhdimisht ka qenë afër publikut.

Madje, ai tani po merr pjesë edhe në fushatat e zgjedhjeve lokale.

Në një të tillë është parë edhe sonte, por jo me partinë që tradicionalisht ka udhëhequr me bashkinë e vendlindjes së tij, Shkodrën.

Ejlli është parë në fushatën e kandidatit të PS-së, Benet Beci, ndërsa pamjet vetëm para pak çastesh i publikoi edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Lexo edhe:  E rrahën, ia morën telefonin dhe e mbyllën në dhomë motrën e tyre – policia arreston të dyshuarit në Deçan