Arrestohet nëna 31 vjeçare në Gjakovë, keqpërdori fëmijën për lëmoshë

Keqpërdorimi i fëmijëve me qëllim të përfitimit financiar për prindërit është një dukuri shqetësuese në Kosovë.

Janë të shpeshta rastet kur prindërit detyrojnë fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e qyteteve të vendit. Gazeta Sinjali ka raportuar për plot raste ku janë arrestuar prindërit që janë kapur duke kërkuar lëmoshë me fëmijët e mitur.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se përveç tyre, edhe një grua në Gjakovë është arrestuar gjatë ditës së djeshme, në sheshin “Anton Çeta”.

Ajo po dyshohet se nuk ka treguar kujdesin e duhur ndaj fëmijës së saj 6-vjeçar dhe të njëjtin e ka detyruar të kërkojë lëmoshë.

Gruaja 31-vjeçare është arrestuar dhe është shoqëruar në Polici ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’.

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Gjakovë, vjedhin para e stoli ari në vlerë të rreth 13 mijë eurove