Lajm i mirë: Halil Kastrati nis ndërtimin e 5 shtëpive në Mitrovicë
Humanisti i madh shqiptar, Halil Kastrati, sot ka qëndruar për vizitë në qytetin e Mitrovicës.
Ai është pritur nga kryetari Bedri Hamza, dhe së bashku me përfaqësues të fondacionit “Behxhet Pacolli” kanë vizituar familjet e prekuara nga vërshimet.
Përmes një postimi, Kastrati, ka njoftuar se ata i kanë kumtuar lajmin këtyre familjeve se po bëhen me shtëpi të reja.
Postimi i plotë:
Edhe 5 Shtepi te reja u nisen sot😊
Pas Komunes se Skenderajit sot ishim ne Komunen e Mitrovices
Aksioni i ndertimit te shtepive qe kane pesuar nga vershimet po vazhdon
Sot bashke me drejtoreshen e Fondacionit Behgjet Pacolli znj. Fjolla Ramadani ishim ne komunen e Mitrovices dhe i vizituam 5 familje qe ju kane demtuar ne mase te madhe shtepite nga vershimet, ju kumtuam lajmin se po behen me shtepi te reja
Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit dhe Fondacioni Behgjet Pacolli i kane bashkuar mjetet dhe kane marr persiper ndertimin dhe renovimin e shtepive qe jane prishur apo demtuar nga vershimet.
Diteve ne vijim do te jemi edhe ne Komunen e Istogut
Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!