Po kërkonin lëmoshë me fëmijët e tyre, arrestohen dy nëna në Gjakovë dhe Pejë

Keqpërdorimi i fëmijëve me qëllim të përfitimit financiar për prindërit është një dukuri shqetësuese në Kosovë. Janë të shpeshta rastet kur prindërit detyrojnë fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e qyteteve të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dy raste të tilla janë zbuluar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjakovës dhe në Pejë.

Një grua në Gjakovë është hasur në rrugë duke kërkuar lëmoshë me fëmijën e saj 5-vjeçar. 31-vjeçarja është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Po ashtu në rrugë duke kërkuar lëmoshë është kapur edhe një grua në Pejë. Ajo bashkë me vajzën 10-vjeçare janë shoqëruar dhe janë intervistuar.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dy nënave veç e veç është iniciuar rasti për ‘Keqpërdorim apo braktisja e fëmijës’.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë në Malishevë, të riut i gjendet pistoleta në brez