Pas vrasjeve në Serbi, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me shkollat

Pasa incidentit që ka ndodhur në Beograd, ku një nxënës vrau disa persona, Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga të gjitha shkollat në vend.

Policia ka kërkuar  t’u bëjë thirrje të gjithë prindërve që të kujdesen për shëndetin mendor dhe emocional të fëmijëve të tyre, si dhe të raportojnë në shkollë çdo shqetësim apo ndryshim rapid të sjelljes, në mënyrë që të janë në gjendje të ofrojnë një mjedis të sigurt.

IndeksOnline, ka marr vesh se në kërkesën që policia iu ka drejtuar drejtorive të shkollave publike e private është kërkuar që bashkëpunim mes prindërve dhe shkollës në mënyrë që të evitohet çdo shqetësim çfarë do qoftë.

” Të gjithë jemi të vetëdijshëm se siguria në shkollë nuk varet vetëm nga zyrtarët e sigurisë, por janë mjaft të rëndësishme edhe raportet brenda familjes si dhe raportet mes fëmijëve në përgjithësi, për çfarë përpiqemi të ofrojmë përvojën dhe ekspertizën tonë profesionale, përmes mekanizmave brenda shkollës”, thuhet në kërkesën e Policisë drejtuar shkollave.

Lexo edhe:  Dy femra rrahën mes vete për një djalë në Ulqin: “Pse po ma kqyre frajerin”