Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, kalon në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të xhudos

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në sportin e xhudos.

Xhudistja nga Kosova, në çerekfinale, brenda 20 sekondave ka mposhtur koreanojugoren, Seyn Jang, duke e hedhur në mënyrë mjeshtërore.

Kurse në gjysmëfinalen e madhe, Krasniqi do të ketë përballë Uta Abe, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kujtojmë që Krasniqi është kampione olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë, ndërsa kundërshtarja e saj japoneze në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për nesër