U përshinë 15 veta, ky dyshohet të jetë motivi i rrahjes në Prizren

Sot u raportua për një rrahje masive që ka ndodhur sot pasmesnate në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. Në rrahje janë të përfshira dy grupe prej rreth 15 personave, ku dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri.

Nga kjo rrahje kanë mbetur të lënduar katër persona, njëri prej tyre është i plagosur me armë zjarri i cili është dëguar për trajtim në QKUK. Ndërsa, nëntë persona janë arrestuar.

Siç deklaron zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, shkaqet që kanë çuar deri në rrahje janë “për shkak se njëri nga të dyshuarit është i përfshirë në një rast vjedhje dhe aty ka nisur përleshja dhe ka përfunduar me lëndime të rënda”.“Më urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë persona për 48 orë, ndërsa në Spitalin Rajonal të Prizrenit janë duke u trajtuar 3 persona kurse një person është duke u trajtuar në QKUK, pasi ka pësuar lëndime të rënda për shkak se është i plagosur me armë zjarri”, tha ai për Sinjalin.

 

Lexo edhe:  Kryeministri Albin Kurti e shijon Golden Eagle