E rëndë: Vdes një 33 vjeçar në magjistralen e Gjakovës, u përplas frikshëm
Një person ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme pas një vetaksidenti që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren.
Lajmin e ka bërë të ditur komandanti rajonal i trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija, i cili informoi se viktima ishte i moshës 32, 33-vjeçare.
Ai bëri të ditur se aksidenti ndodhi në hyrjen për në Gjakovë.
“Një motorist i moshës 33-32 vjeçare, i cili ka qenë pa helmete e ka humb kontrollin, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethin është rrëzuar e motor dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, tha Sahatqija.
Ai u shpreh se njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.
Sipas tij, në rrugën ku ndodhi vetaksidenti shqiptohen shumë gjoba.