Arrestohet një 17-vjeçar në Nish, dyshohet se kërcënoi që do të vriste mbi 30 persona
Forcat e sigurisë në Nish të Serbisë kanë arrestuar një 17-vjeçar, i cili dyshohet se të premten kërcënoi se do të vriste 20 persona në fundjavë.
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Nish, me urdhrin e Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në këtë qytet, arrestuan një djalë 17-vjeçar nga Nishi për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim se ai e ka kryer krimin e shkaktimit të panikut dhe çrregullimit, raporton mediumi “Novosti”.
Dyshohet se të premten, në profilin e tij në “Instagram”, ai publikoi një mesazh në të cilin kërcënoi se do të vriste mbi 30 njerëz në Nish nesër.
I dyshuari i mitur u dërgua para gjykatësit kompetent të Gjykatës së Lartë në Nish, i cili lëshoi urdhër që i riu të ndalohej.
Më herët u raportua se autoritete serbe kanë ndaluar një vajzë, e cila në aplikacionin “TikTok” dyshohet se ishte tallur me sulmin masiv në një shkollë të Beogradit dhe se e kishte lavdëruar sulmuesin.