Kiara Tito zbulon gjithë detajet para dasmës me Luizin në finale
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kurorëzojnë dashurinë e tyre të shtunën në mbrëmje, në finalen e madhe të “Big Brother VIP 2”, me një dasmë speciale.
Një natë para momentit të rëndësishëm, Kiara tregon në “Më lër të flas” detajet e ceremonisë. Moderatorja thekson se edhe Luizi është në dijeni, pasi dasma nuk mund të bëhet pa pëlqimin e të dyja palëve.
“Nesër do të jetë ceremonia. Do të vulosim martesën tonë, pastaj do të bëjmë një dasmë të madhe ku do të ftojmë të gjithë. Ai është në dijeni për ceremoninë. Ka qenë një kërkesë jona që para se të dilja nga shtëpia”.
Kiara e cilëson këtë event si një mirënjohje për publikun që i ka ndjekur që nga dita e parë, gjatë njohjes së çiftit që u mbyll me një propozim brenda shtëpisë më të famshme të Shqipëri.
“Është më shumë si shenjë mirënjohjeje për publikun që na ka ndjekur këto katër muaj dhe ka dëshirë ta shikojë këtë moment kaq të bukur”.
Ndërsa Donaldi me humor shton se “kaseta dasmës do të jetë në shtëpinë e çdo shqiptari”, që do të ndjekë ‘live’ finalen e reality show më të ndjekur të momentit në vend.