Drenicasi rrah babain e tij dhe më pas arratiset, 63-vjeçari kërkon ndihmë në spital

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Drenas, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain e tij 63-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka denoncuar rastin në Polici dhe i njëjti ka marrë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve që ka pësuar si pasojë e dhunës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet 29-vjeçari.

Lexo edhe:  Dorëhiqen kryetarët e 4 komunave veriore