Pas tetë orësh ndjekje: Arrestohet vrasësi masiv serb, gjithçka sërish nga shkolla
Urosh B. (21), vrasës masiv nga Mlladenovaci, është arrestuar jo shumë larg Kragujevcit, raporton RTS.
Mbrëmë, Uroš B. vrau tetë dhe plagosi 13 persona pasi qëlloi me breshëri nga një makinë në lëvizje. Është qëlluar në tre lokacione në fshatin Dubonë, pas së cilës ka nisur të ikë.
Kërkimet për të kanë vazhduar që nga mbrëmë. Në terren ndodheshin më shumë se 600 pjesëtarë të forcave speciale dhe gjatë natës u dëgjuan helikopterë që fluturonin mbi zonë.
Sipas informacioneve jozyrtare nga terreni, të shtënat kanë nisur pas një debati në oborrin e shkollës, pas së cilës i dyshuari ka shkuar në shtëpi për të marrë një pushkë dhe ka filluar të shtijë. Nga të shtënat kanë mbetur të vrarë një polic dhe motra e tij, ndërsa identiteti i viktimave të tjera nuk dihet.