Vetura godet një 98-vjeçar në Prishtinë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut e për shkak të shpejtësisë. Si pasojë e shpërqendrimit dhe pakujdesisë të shoferëve, viktima në shumë raste janë edhe këmbësorët, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe dje në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht te rrethi i Ismetit, ku një veturë ka goditur një person të moshuar.

Sinjali mëson se viktima i cili është i moshës 98-vjeçare, ka marrë lëndime të rënda dhe i dyshuari e ka dërguar me urgjencë në Emergjencën e QKUK-së.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së bëjnë me dije se gjendja e të moshuarit është e rëndë, mirpo ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lexo edhe:  Arrestohet edhe një person lidhur me dhunën dhe huliganizmin në protestat në Zveçan