Ferizaj: Godet me veturë një person, shoferi thyen edhe xhamat e një lokali

Një aksident ka ndodhur sot në Ferizaj.

Një person është goditur nga një veturë, teksa ishte duke ecur përgjatë rrugës “12 Qershori”.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:55.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se drejtuesi i veturës ka goditur këmbësorin dhe ka përfunduar në lokal.

Të njëjtit kanë pohuar se viktima është duke u trajtuar në spital.

 

Lexo edhe:  “109 mijë euro njërit dëshmitar, 49 mijë dhe banesë tjetrit”, akuzon Prokuroria – dështon seanca ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve për krim të organizuar