Policia nuk lëshon “pe” në veri, e ndalon një kontrabandues me 84 paketa me kafe

Policia e Kosovës, në vazhdën e angazhimit për ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit e kontrabandës, sot tek ura e Bistricës në veri të vendit, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte personi (M.P.) mashkull i nacionalitetit serb, i cili transportonte mallra pa dokumente.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të automjetit janë hasur 51 paketime me nga 1 kilogram kafe dhe 33 paketime me 0.70 gram kafe, për të cilat ngasësi i automjetit nuk posedonte dokumente për mallin që transportonte.

“Njësitet relevante policore, lidhur me rastin kanë kontaktuar njësitin e doganës, ku sipas procedurave të parapara është bërë pranim dorëzimi i automjetit dhe mallit tek njësitet doganore, për të vazhduar me procedura të më tutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim.

 

Lexo edhe:  Hajdutët e armatosur vjedhin 1000 euro në pompën e derivateve