“T’gjej ku t’shkojsh edhe t’mys” – Ferizajasi kërcënon bashkëshorten e tij, dërgohet në mbajtje

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.

Me probleme në martesën e saj po përballet edhe një grua në fshatin Dubravë të Ferizajt, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj në Polici.

Sinjali mëson se pas një konflikti verbal  mes çiftit, 42-vjeçari dyshohet se e ka kërcënuar bashkëshorten e tij, duke i thënë se do e gjejë kudo që të shkojë dhe do e mbysë.

E frikësuar nga fjalët e të shoqit, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe si rrjedhojë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet për veprën penale ‘Kanosje’ dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Lexo edhe:  I mëshon shtyllës elektrike në parking, digjet vetura e shoferit në vetaksidentin që ndodhi në Prizren