Një person i panjohur ther disa herë me thikë 53-vjeçarin nga Prizreni, ai kërkon ndihmë në spital

Një person ka përfunduar mbrëmë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, pasi ka marrë lëndime trupore si pasojë e një sulmi me thikë.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se 53-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishte disa plagë në trup, që dyshohet se i janë shkaktuar me thikë.

Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë intervistuar viktimën i cili ka deklaruar se derisa po ecte në rrugë, një person i panjohur fillimisht e ka kërcënuar me fjalë e më pas e ka goditur me thikë disa herë.

Policia nuk ka arritur ende ta identifikojë personin e dyshuar, por ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që të kapet ai. Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera hetimore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Gjendjet pa shenja jete një grua në Prishtinë