Befasi: Kuvendi i Mitrovicës së Veriut merr vendim që të hapet ura e Ibrit

Kuvendi komunal i Mitrovicës Veriore ka marrë vendim për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.

Me 11 pro dhe një kundër asamblistët e Mitrovicës Veriore kanë marrë këtë vendim para pak minutash.

Kujtojmë se asambleja e Mitrovicës së Veriut përbëhet nga shqiptarët, pasi asamblistët serbë kishin dhënë dorëheqje.

Ndryshe, ura kryesore e Ibrit nuk është e qarkullueshme për vetura që nga paralufta.

Lexo edhe:  Sllamniku me teori të re: Veshi i trupit të vrarë nuk është i Faton Hajrizit