Nipi e vrau xhaxhain: Detaje të reja për vrasjen në Kijevë të Malishevës

Nipi dyshohet se e ka vrarë xhaxhain e tij, të moshës rreth 50-vjeçare, në Kijevë të Malishevës të premten.

Siç raporton portali Indeksonline bazuar në burime brenda policisë, viktima është S. Berisha.

I njëjti medium raporton se “nipi e ka vrarë axhën për shkak të një konflikti pronësor”.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vrasjen, në një përgjigje për Paparacin të premten.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasje është arrestuar.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, ka thënë Elezaj.

Elezaj ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Një vit nga betimi i kryetarëve shqiptarë në veri, vlerësime të kundërta për rolin e tyre