Vjehrra e bën për spital nusen e saj në Lipjan

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. E shumë të shpeshta janë edhe konfliktet mes vjehrrave dhe nuseve, raporton Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Medvec të Lipjanit, ku një grua e moshuar dyshohet se ka sulmuar fizikisht renë e saj.

Viktima, 37-vjeçare ka kërkuar ndihmë mjekësore, teksa ka denoncuar rastin edhe në Polici ku ka deklaruar se pas një konflikti verbal, vjehrra e saj ka eskaluar në dhunë fizike.

Si rezultat i denoncimit, e moshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Vdes një i burgosur 78-vjeçar, po vuante dënimin në Burgun e Gjilanit