Gruaja në Mitrovicë e çon burrin në Polici, e akuzon se po i shkakton dhunë psikike

Mosmarrëveshjet mes çifteve shpesh herë eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike. Zakonisht viktima janë gratë të cilat kërcënohen e dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre e që më pas kërkojnë ndihmën e Policisë për të siguruar mbrojtje, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë edhe një grua nga fshati Zhabar i Mitrovicës, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 43-vjeçarja ka deklaruar se pas një konflikti verbal me të dyshuarin, ky i fundit ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa viktima ka shkuar te familjarët e saj.

Lexo edhe:  Flet vëllai i Bedri Krasniqit: Si Familje nuk do të ndalemi deri sa të vendosim drejtësi për Bedriun