Aksion i madh i Policisë në Prishtinë, kapen në flagrancë 10 “drogaxhi”
Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.
Sinjali mëson se edhe sonte është zhvilluar një aksion i madh në Prishtinë, në rrugën “Tahir Zajmi”, ku dyshohej se ndodheshin disa persona konsumues të drogës.
Policia ka kapur në flagrancë 10 persona, të cilët dyshohen për përdorim të paautorizuar të narkotikëve.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se 10 personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor.
“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se ne Rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, në lokacionin ku po qëndrojnë disa persona dyshohet se po përdoreshin substanca të dyshuara narkotike”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës.