“Çmenden” shqiptarët”/ Pas debateve me Luizin dhe Kiarën, Zhaklinës i thyhet xhami i makinës gjatë natës

Një ditë pasi sulmoi Luizin dhe Kiarën, Zhaklin Lekatari ka rënë pre e një sulmi, mesa duket nga fansat e banorëve, të cilët i kanë thyer xhamat e makinës.

Siç shihet dhe nga fotot e publikuara nga JOQ, Lekatari është shfaqur e prekur nga ajo që i ka ndodhur, ndërsa pranë saj qëndron një mikeshë që e ngushëllon.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca policie, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim në lidhje me autorët.

Lexo edhe:  “Është e dhimbshme dhe tragjike që qytetarët tanë të kalojnë mijëra kilometra për me ardh në vendlindje dhe ta humbin jetën në aksident”