Të shtëna me armë në Kaçanik, plumbi përfundon në veturën e 39-vjeçarit

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e së dielën në fshatin Begracë të Kaçanikut, ku një banor ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi dikush dyshohet se la gjuajtur në drejtim të automjetit të tij. Për rastin është njoftuar edhe Policia, teksa kanë nisur hetimet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka raportuar në Polici se fillimisht ka dëgjuar se dikush ka gjuajtur me armë në drejtim të shtëpisë së tij.

Në ato momente, posa ai ka intervenuar, ka gjetur një predhë mbi veturë.

Sinjali mëson se si rezultat i denoncimit, njësitë përkatëse të Policisë kanë intervenuar, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe është sekuestruar predha e gjetur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë kërdi në marketin “Toni” në Prishtinë, vjedhin rreth 30 mijë euro para të gatshme