Ky është 51-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës , ishte veteran i UÇK-së dhe profesor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një burrë, i moshës 51-vjeçare është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet se i ka dhënë fund jetës. I ndjeri ishte veteran i UÇK-së dhe profesor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Muharrem Alushaj, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka intervenuar në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë që Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe motivit që e shtyu viktimën drejt këtij akti.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Rajonit të Prizrenit.

“Sot me date 23.04.23, rreth orës 21:05 ,në polici është raportuar për rast dyshimi për vetëvrasje. Policia dhe mjeket e emergjencës kane dale ne vendngjarje, nga mjeket është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktima është i moshës 51-vjeqare nga Prizreni. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne Institutin e Mjekësisë ligjore ne Prishtinë, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë në Prizren.

Edhe miq e familjarë të të ndjerit kanë njoftuar për vdekjen e tij.

“Është ndarë nga jeta në moshën 51 vjeçare profesori dhe veterani i UÇK-së, Muharrem Alushaj nga fshati Poslisht.

Alushaj ishte profesor në gjimnazin “Remzi Ademaj” dhe drejtor i shkollës së gjuhëve të huaja “Universum” në Prizren.”, thuhet në njoftimin e fshatit.

Lexo edhe:  Tri vetura përshihen nga zjarri në Gjilan