Temperatura pranverore: Ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot.

“Të dielen parashihet mot kryesisht i ngjajshëm , por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

Diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.

Përgjithësisht grafiku në fushat termike është duke u rritur në raport me ditët e fundit.

Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.”

Lexo edhe:  Këto amanete la Agron Haradinaj para se të vdiste