Mitrovicë – Kamarieri thotë se persona të maskuar ia grabitën fitimin ditor, ushqimin e dy telefona

Një punëtor i një restauranti në Gushavc të Mitrovicës ka raportuar para policisë se ka qenë cak i një grabitjeje dje, përderisa po kryente punën e tij.

Sipas tij, përderisa po i  kryente disa porosi, disa persona të maskuar nën kërcënimin e thikës ia kanë grabitur fitimin ditor.

“Viktima mashkull  kosovar, punëtor i një restauranti, ka raportuar se derisa ka qenë duke i kryer disa porosi ushqimi, dy persona të panjohur të maskuar  dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur ushqimin, pazarin ditore në vlerë 120€ dhe dy telefona”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti është duke u hetuar.

Lexo edhe:  “Po jetoj një përrallë”, Kiara bën reagimin e parë pas martesës me Luizin