Mësohet moti i këtyre ditëve, plot befasi

Dita e dytë e Fitër Bajramit pritet të jetë me shi, ndërsa e treta pritet të jetë më e ngrohtë.

Sipas Prishtina Ëeather, në fillim të javës së ardhshme pritet mot i vranët dhe me reshje shiu.

“Në fillim të javës së fundit të prillit pritet mot më i paqëndrueshëm përfshinë vendin, ku paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut, lokalisht të shoqëruara edhe me bubullima. Nga dita e mërkurë edhe pritet një rënie e lehtë e temperaturës së ajrit”.

“Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në përgjithësi në vlera të pranueshme. Pluhuri shkretinor që depërton nga lindja, nga tokat e thata të Azisë qendrore, ka gjasa të rrisë koncentrimet e grimcave të materies, që edhe mund të çojnë indeksi në vlera të dobëta apo të pashëndetshme”.

22.04 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

23.04 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

24.04 – Kryesisht me vranësira. Pasdite më vonë priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullimë.

25.04 – Vranësira dhe intervale me diell. Orëve të pasdites priten rrebeshe shiu me bubullima.

26.04 – Kryesisht me vranësira dhe shi orëve të mëngjesit. Pasdite më vonë reshjet pushojnë.

Temperaturat maksimale arrijnë edhe deri në 19C e 20C ditën e diel, e deri ditën e mërkurë zbresin në 12C. Ndërsa temperaturat minimale luhaten ndërmjet 4C e 8C.

Nga e diela frynë erë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 2-14m/s, e ditën e mërkurë ndryshon drejtimin në verilindore.

Shtypja atmosferike mbetet lehtazi e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies javën vijuese.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që ia theu nofullën 17-vjeçarit në Skenderaj pasi e shau – Gjykata merr vendim ndaj tij