Familja 13 anëtarëshe në Mitrovicë helmohet në iftar në një restaurant tek Liqeni Akumulues
Një familje mitrovicase mbrëmë kishte vendosur që iftarin ta hanin së bashku në një restaurant tek Liqeni Akumulues.
Mirëpo pas ngrënies, të gjithë anëtarët e familjes u sëmurën, me shenja helmimi, shkruan Jepi zë.
“Pershendetje te nderum pata nje info per mbrem ne iftar me tregu 13 veta jena helmu ne iftar sot ton diten rat jem mbet tug e bark” ka thënë ky qyetar për Jepi zë, duke treguar edhe emrin e restaurantit.
Redaksia ka pyetur nëse kanë marrë ndihmë mjekësore, mirëpo ai ka thënë se atë e kanë marrë në shtëpi.
“Te mjeku nuk kena shku veq infuzion kem mar i kena familjart qe punojn ne spital e na i kan dhan ne shpi”, ka thënë mitrovicasi.