“Katër anëtarë i maj me kolicë, 5 euro n’ditë ma shumë jo” – 71 vjeçari përlot me rrëfimin për punën e krahut që bën në treg
Një i moshuar ka rrëfyer historinë e tij për Lajmi.net, ku ka thënë se me kolicën e tij i mban katër anëtarë të familjes dhe atë me vetëm 5 euro në ditë që i fiton nga ajo.
“Punoj që 27 vite më këtë kolicë, prej para luftës dhe nuk ka ndryshuar asgjë nga ajo periudhë, jam 71 vjeç dhe me këtë kolicë i mbaj 4 anëtarë, dhe nuk mundem me i nxjerrë më shumë se 5 euro në ditë”, u shpreh plaku.
Tutje ai tha se merr vetëm pensionin 100 euro dhe se na ndihmojnë shumë qytetarët, sepse siç thotë ai, nuk do ia kishtë dalë pa ato ndihma.
Po ashtu plaku tregon se ka 3 fëmijë, dy djemë dhe një vajzë, dhe se asnjëri prej tyre nuk kanë mundur ta vazhdojnë fakultetin për shkak të kushteve të vështira