Mërgimtari i njohur: Kurti dhe Osmani janë kundër kryeprokurorit Isufaj sepse kanë frikë nga drejtësia

Mërgimtari i njohur, Driton Smakaj, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti i cili sot në Kuvendin e Kosovës sulmoi kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn.

Në llogarinë e tij në Facebook, Smakaj tha se Blerim Isufaj është një prokuror i dëshmuar dhe se Qeveria dhe Presidenca janë kundër që ai të bëhet Kryeprokuror sepse kanë frikë nga drejtësia.

Statusi i plotë:

Blerimi është dëshmuar me punë që është një prokuror i guximshëm dhe profesionalisht fort i përgatitur. Plus kur ka qenë koha me dashtë me zemër atdheun, i është bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e ka dëshmuar që për atdhe e jep edhe jetën.

Presidenca edhe Qeveria nuk duan që një njeri i tillë të bëhet Kryeprokurori i shtetit. Sepse thjesht kanë frikë nga drejtësia. Keqpërdorimi i mbi 100 milionë eurove me kontrata për energji, i ka nxjerrë lakuriq para popullit edhe para drejtësisë.

Shkelje flagrante dhe përdhunim i demokracisë kur Kryeministri del e flet hapur kundër një njeriu kaq të dinjitetshëm i emëruar si Kryeprokuror, e ku Presidentja nuk e akrediton duke e shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën e Republikës.

Marrëzi e rrallë kjo çka po shohim e dëgjojmë.

Hajnat në burg!
🤷‍♂️

 

Lexo edhe:  Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj