Osman Azemi “qan” për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Për momentin rrymë kemi, po Nagip nuk kemi
Ditën e djeshme është arrestuar drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Krasniqi dyshohet për keqpërdorimin mbi një tender që për bazë kishte rimontin e Bllokut A5 të Termocentralit Kosova A, shkruan lajmi.net.
Krasniqi, gjithashtu ishte edhe pjesë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Arrestimi i tij, ka ngjallur reagime të shumta në publik, përfshirë edhe fytyra publike.
Një reagim e ka bërë edhe aktori i njohur, Osman Azemi.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në ‘Instagram’, ka ironizuar, teksa shfaqej kinse po qante.
“Për momentin rrymë kemi por Nagip nuk kemi. Pse o Nagip, pse o Nagip, a din kur te merr vesh më i miri”, shprehet aktori në videon e postuar.