Ky është moti për javën e parë të gushtit!

Në ditët e para të muajit gusht pritet të mbajë mot stabil, kryesisht me diell dhe me temperatura të larta.

Sipas Prishtina Weather, nga mesi i javës, temperaturat shkojnë mbi 30 gradë celsius.

Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

Datat:

1.08 – Fillimisht kryesisht me diell, ditën pjesërisht vranët.

2.08 – Kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore

3.08 – Kryesisht me diell, nxehtë.

4.08 – Nxehtë e kryesisht me diell.

5.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

Temperaturat gradualisht në rritje, minimalet luhaten ndërmjet 13C e 16C, e maksimalet nga 28C deri në 33C..

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-9m/s, me hove edhe deri në 12 e 13m/s ditën e hënë dhe të martë.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

Lexo edhe:  Ky është tavani i çmimeve për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme