Goditja e dy fëmijëve nga rryma – Deklarohen nga KEDS-i

Dy fëmijë në Prishtinë janë goditur nga rryma elektrike.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, i tha Gazetës Insajderi se nuk ka informacione në lidhje me këtë rast.

Aktualisht nuk kemi informatë të saktë se çka ka ndodhur në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë. E tëra çfarë dimë është se Policia e Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes, prandaj ju lus t’i drejtoheni Policisë”, tha Krasniqi.

 

Lexo edhe:  Dy ‘klientë’ të armatosur grabitin punëtorin e ‘Maestro Burger’ në Ferizaj, ia marrin hamburgerët dhe 45 euro