Shqiptari nga Kosova shënoi gol të mrekullueshëm kundër Serbisë (Video)
Sot është luajtur ndeshja ndërmjet Zvicrës U16 dhe Serbisë U16, e cila u mbyll me fitore 2-0, në të mirë të Helvetëve.
Pjesë e grumbullimit të Zvicrës U16, janë edhe dy shqiptarë, me Rexhajn që aktivizohet për të rinjtë e Baselit dhe Leart Kabashin i cili është pjesë e Grasshopper.
Rexhaj luan në pozitën e mesfushorit, por kjo nuk e ndali të shënonte kundër Serbisë.
16 vjeçari gjeti golin e epërsisë në minutën e 29’të, për të zhbllokuar rezultatin në 1-0, gol ky shumë i ngjashëm me atë të Shaqirit në Botërorin e vitit 2018.
GOLI:
Golit të Rexhajt iu gëzuan shumë edhe familja e tij, e cila ishte e pranishme nga afër për ta përcjellur ndeshjen.